E trishtë, ish-Miss Kosova mes lotësh rrëfen për dhunën dhe torturat ndër vite nga ish bashkëshorti
Ish-Miss Kosova dhe këngëtarja Drenusha Latifi, ka rrëfyer për dhunën sistematike nga ish-bashkëshorti i saj me të cilin ishte e martuar për dhjetë vite.
Latifi ka thënë se ish-bashkëshorti i saj me të cilin tani janë në proces gjyqësor duhet të marrë dënim për të gjitha torturat që ia ka bërë.
Ajo ka publikuar edhe fotografi të dhunës së ushtruar ndër vite nga ish bashkëshorti.
“Ka qenë shumë e rëndë për mu, kur e kam pa një dhunues qa lehtë që folë për diçka që e ka bë dhe e mohon, kjo është tepër e vështirë. Unë nuk besoj që një femër mundet me u nda prej dikujt veç pse ka qef.
Unë e kam pasë shumë të vështirë me folë për këtë temë, për qata nuk kam shku edhe në polici. Qaty ka qenë gabimi jem më i madhi që e kam ba.