Dy kosovarët Gjelal Mulaj dhe Aziz Berisha kanë dhënë një kontribut të madh.
Në burrë i cili ka qenë nën ndikimin e alkoolit ka renë në lumin Lgan në qendër të Varnamos në Suedi, ndërsa kosovarët nuk ngrruan asnjë sekondë t’i shpëtonin jetën.
“Sigurisht që nuk do t’ia dilte nëse nuk do të kishim qenë ne”, tha sigurimi dhe punonjësi i komunës, Gjelal Mulaj.
“Ndihem mirë që mundëm të shpëtonim një jetë. Ndihemi krenarë, kemi punuar disa vite në këtë profesion dhe duam të ndihmojmë njerëzit në situata të ndryshme”, tha Azizi.
Më pas, si Gjelal ashtu edhe Azizi janë vlerësuar për veprimin e shpejtë dhe të vendosur. Burri i dehur është dërguar në komisariat.