Granit Xhaka është kapiten i Zvicrës dhe nuk ka pranuar ta përfaqësojë as Shqipërinë, as Kosovën.
Ndonëse nuk merret me politikë, por i takon botës së sportit, ylli i Bayer Leverkusenit jep gola për Zvicër e shqiptarëve iu dërgon gjeste që simbolizojnë flamurin me shqiponjē. Dhe pas atyre gjesteve i bie pishman pse i bëri.
Por, ai vazhdon të këmbëngulë në nacionalizmin e tij.
Ish-futbollisti i Baselit, Borussia Monchengladbachut dhe Arsenalit, e ka konfirmuar këtë edhe në një video të publikuar në Facebook nga babai i tij, Ragipi.
Mesfushori kualitativ në një video direkte në Tik Tok deklaron me shumë mburrje që është shqiptar, me babë e babëgjysh.
“Gjakun tim nuk e harroj kurrë”, thotë ndër të tjera kapiteni zviceran, i cili ndërkohë e falënderon Zvicrën për gjithçka që i ka dhënë dhe mundësinë për të arritur deri këtu.