Eksperti Elezi: E vërteta e aksidentit të burrit të Shkurte Fejzës

Hajrush Behluli, burri i këngëtares Shkurte Fejza është goditur dje nga një veturë në rrugën “Adem Jashari” në Prizren. Sipas policisë në momentin kur është goditur nga vetura ishte qenë duke e kaluar rrugën.

Gazetari Vehbi Kajtazi deklaroi se aksidenti erdhi pasi Behluli reagoi kundër një deklarate të hoxhës Shefqet Krasniqi, i cili në media tha se Shkurtja, pra gruaja e tij duhet t’i kthehet fesë dhe të përgatitet sepse një ditë edhe ajo do të vdesë. Por, eksperti i sigurisë Bedri Elezi në një lidhje me “Skype” për “5Pyetjet.al” deklaroi se aksidenti ishte jo i planifikuar.

“Është fakt se kishte pasur një debat mes familjes së bashkëshortit të Shkurte Fejzës dhe një imami që kishte pasur një deklarim në lidhje me këngëtaren gjatë një interviste. Fatkeqësisht ka pasur një aksident dje në Prizren. Bashkëshorti i Shkurte Fejzës është goditur nga një veturë teksa ishte duke kaluar rrugë.

Ky rast ka zgjuar kureshtjen e qytetarëve në lidhje me atë që ka ndodhur dhe nëse ka të bëjë me çështjen e përplasjes mes familjes së këngëtares dhe imamit. Policia e ka cilësuar si aksident trafiku që ka ardhur si pasojë e një drejtimi profesionale të drejtuesit të veturës.

Policia pas intervistimit të palëve ka konstatuar se nuk ka të bëjë me një aksident të planifikuar sikur është menduar duke cituar një analist, por e ka klasifikuar si aksident trafiku. Janë intervistuar shoferi dhe i dëmtuari dhe nuk ka pasur nevojë që të kemi mbajtje nën arrest të drejtuesit të veturës, pasi mund t’i ndodhë gjithkujt që është duke drejtuar makinën” tha ai.