Krijuan romancë në ‘BBVK’, ja si shkon lidhja mes Kaderit dhe Lumbardhit
Ka kaluar vetëm një javë që prej përfundimit të formatit ‘Big Brother Vip Kosova’, ku dinamikat e ngjarjeve kanë qenë të pafundme, çmimet e finalistëve, komentet rreth fituesit e kështu me rradhë.
Si fitues, Lumbardhi ka marrë shumë mbështetje por dhe ‘zili’ në të njëjtën kohë, ku disa prej tyre janë dhe ish-banorë të cilët kanë dyshuar për çmimin që ai fitoi.
Kaderi, partnerja e tij, ka qenë ajo që e ka mbështetur që prej momentit që ajo doli prej shtëpisë dhe deri më sot.
Mbrëmjen e së premtes në ‘Post BBVK’ ajo ka folur rreth marrëdhënies së tyre ku tha:
‘Ndryshe nga brenda që kemi patur presion prej banorëve, jashtë jemi shumë të dashur prej njerëzve, dhe prej familjarëve që na mbështesin na përkrahin, dhe çdo gjë po shkon shumë mirë, dhe ndoshta as ne nuk e kishim menduar që do të shkonte kaq mirë jashtë.’