Këtë javë në rubrikën “Porositë e Bablokut” të emisionit Kojshia Show, ishte një personazh, i cili rrëfeu një histori tejet të hidhur.
I moshuari Adem Mustafa, i cili ka mbetur edhe i verbër, jeton i vetëm dhe pa mbikëqyrje, madje i mungojnë edhe kushtet për jetesë.
Ai tregon se vajza e tij kishte dashur që të kujdeset për të, por sipas tij, i vëllai e kishte penguar.
Rrëfimin e tij të plotë mund ta dëgjoni në videon më poshtë: