Analisti politik Nexhmedin Spahiu, ka rikujtuar se dialogu me Serbinë ishte prioriteti i shtatë i kryeministrit Albin Kurti. Mirëpo, sipas tij, pas presionit nga diplomatët e huaj, opozita dhe shoqëria civile, Kurti ka treguar se çka është dialogu me vendimet për targat, letërnjoftimet, komunat dhe dinarin, përcjell Bota sot.
Në postimin e tij në Facebook, Spahiu ka tërhequr një paralele mes Kurtit dhe basketbollistit Ferid Zekolli.
Reagimi i tij i plotë:
Ferid Zekolli e Albin Kurti
Kur Ferid Zekolli paskësh qenë student i gjatë 2 metra e disa centimetra, ishte ulur në fund të amfiteatrit, dhe profesori po i thoshte disa herë: ulu koleg. Feridi po përgjigjej se ishte i ulur, po profesori sërish e sërish po e ngriste zërin. Dikur Feridi u ngrit në këmbë dhe profesori e kuptoi ai vërtetë kishte qenë ulur.
Albin Kurti kishte premtuar se dialogu me Serbinë ishte prioriteti i tij i shtatë. Diplomatët e huaj, opozita vendore, shoqëria civile, mediet: merru me dialog, merru me dialog. Albin Kurti: qe pra po ju tregoj se çka është dialogu. Boom targat, boom letërnjoftimet, boom komunat, boom dinari.