Jemi të dyja shqiptare”- Bebe Rexha në përkrahje të Dua Lipës. Dje (4 shkurt) u mbajt ceremonia e çmimeve “Grammy”, në Los Angeles.
Ceremonia madhëdhore e çmimeve u hap nga Dua Lipa, e cila me një performancë fantastike këndoi dy këngët e saj, “Training Season”, e cila publikohet zyrtarisht më 11 shkurt, dhe “Houdini” tashmë një hit.
Dua ishte e nominuar për dy çmime, “Kënga më e mirë e vitit” dhe “Kënga më e mirë e kompozuar për mediat vizuele”, të dyjat për këngën e saj “Dance The Night” nga filmi “Barbie”.
Ndërsa Bebe Rexha ishte e nominuar për çmimin “Kënga më e mirë ritmike e zhanrit elektronik” për hitin e saj “One in a Million” në bashkëpunim me David Guetta.
Në një intervistë që Bebe dha gjatë ceremonisë, pyetet për performancat që do të shfaqen atë natë, dhe Bebe pa dyshim tregoi një përkrahje të madhe për Dua Lipën.
“Më duhet të bëj një thirrje për shoqen time Dua Lipa, sepse ju e dini që ne të dyja jemi shqiptare, kështu që unë duhet ta mbështes atë. Jam shumë e emocionuar për performancën e saj dhe e di që ajo do të shkëlqejë.” – tha Bebe gjatë intervistës.