Shumica e makinave të reja mund të çaktivizohen apo të hapen me shtypjen e një butoni të thjeshtë që është i integruar tek çelësi i veturës.
Por, çfarë ndodh kur ky buton i çelësit bllokohet (apo i harxhohet bateria) dhe nuk mund ta hapim derën për të hyrë në makinë?
Zgjedhja më ideale është që të provoni ta hapni derën e automjetit në mënyrë tradicionale, sikurse hapeshin dikur modelet e vjetra.
Nëse shkoni tek doreza e makinës do të vëreni se brenda kapakut është i instaluar pjesa ku mund ta hapni derën me çelës.
Pra, zgjidhja më ideale në këtë rast është ta hapni derën në mënyrë tradicionale sikurse në kohët e vjetra. /Telegrafi/