E konfirmuar: Ish-i dashuri i Sarës së BBVA 3, hyn të martën si banori më i ri i “Big Brother VIP”

Këngëtari Endrik Beba do të jetë banori më i ri i “Big Brother VIP 3”, që do të hyjë në shtëpi të martën.

Jam shumë i lumtur që jam në Fan Club para se të hyj, jo pasi të dal. Dua të ndryshoj jetën time. Është një nga momentet e mia që të tregoj se kush jam”, tha ai, duke zbuluar më tej se me një nga banoret, Sara Gjordeni, ka pasur një histori dashurie në vitin 2015.

Ndryshe, reperi i njohur shqiptar, Bardhi, dhe modelja Sara Gjordeni, duket se gjithnjë e më shumë po afrohen me njëri-tjetrin.

Dyshja, ndonëse ende nuk e kanë bërë hapin e madh për të qenë çift, ndjehen mirë teksa qëndrojnë shumicën e kohës bashkë.