Nuk janë ndalur maltretimet që autoritetet serbe po i bëjnë avokatit Çedomir Stojkoviq, pas homazheve që ky i fundit bëri te varri i 7-vjeçares Blerina Jashari, në Prekaz.
Një dramë po zhvillohet edhe në aeroportin e Beogradit, nga ku Stojkoviq ka treguar se pasi pasagjerët janë ulur në aeroplan për 35 minuta, janë nxjerrë jashtë në mënyrë që edhe njëherë të kalojnë kontrollin e sigurisë.
“Nuk ka mbaruar! Pasi u ulëm në aeroplan për 35 minuta në aeroport – tani të gjithë pasagjerët janë nxjerrë nga avioni në mënyrë që të gjithë të kalojmë përsëri kontrollin e sigurisë. Piloti i Lufthansa thotë: ‘Gjë shumë e pazakontë’”, ka shkruar Stojkoviq në X.
Kujtojmë se kjo që po ngjan sot po ndodh pas ndalimit 4-orësh që i është bërë Stojkoviq nga autoritetet serbe të premten derisa po kthehej nga Kosova në Serbi.