Alba afrohet me Blerandon: Në fillim më je dukur tip në vete, por dallohesh që je i urtë e i mirë

Konkurrentët e Big Brother VIP Kosova, Blerando dhe Alba kanë shijuar një bisedë të thellë, derisa po laheshin në pishinën e shtëpisë së “Vëllait të Madh”.

Dyshja kanë diskutuar fillimet e hyrjes në BBVK, dhe përshtypjet që ata kishin për njëri-tjetrin.

“Veç më je dukë tip në veti, jo mendjemadh, sepse dallohesh që je djalë i urtë e djalë i mirë”, i ka thënë Alba, Blerandos.

Ndryshe, te gjithe banoret e kane pare afrimitetin e krijuar nga dyshje se fundmi.