Nora Malaj: Jemi në vijën e kuqe – në 2030 nuk do të kemi as mësues, as nxënës

Pedagogia Nora Malaj ka deklaruar se Shqipëria është shumë afër prekjes së vijës së kuqe në arsim.

Malaj tha se jo më larg se në vitin 2030 jo vetëm që numri i nxënësve do pakësohet ndjeshëm por edhë mësuesit do të mungojnë, pasi gjithnjë e më pak studentë po zgjedhin të ndjekin studimet në degët e mësuesisë.

“Ne duhet të kuptojmë një gjë. Ne kemi një problem shumë të madh. Nga një anë kemi braktisjen e shkollës e nga ana tjetër kemi braktisjen e profesionit të mësuesit.

Studentët nuk po shkojnë më për mësuesi. Kjo është këmbana e alarmit që kam thënë, ne jemi në vijën e kuqe. Do më vinte shumë keq të bëja Kasandrën e të thosha se në 2030 nuk do kemi më as mësues. do kemi një krizë shumë të madhe”,-tha Nora Malaj. / Euronews.al