Analisti politik, Vehbi Kajtazi, ka thënë se ministri i Financave, Hekuran Murati, do ta fundosë politikisht kryeministrin Albin Kurti.
Këtë, ai e bazon në veprimet e ministrit Murati.
“Ky ministër që po flet tash, ka thënë ‘më mirë kish qenë me pagu mercenarë me çliru Kosovën sesa veteranë të luftës’. Dhe ky ministër në qeverinë e Kurtit është njëri prej atyre që merr vendime që i ka paguar 113 milionë euro për dy vjet energji elektrike për shpenzimin në veri të Kosovës, për serbët. Këta e kanë përmbysur Kosovën duke thënë se kjo nuk duhet të bëhet. E kur i merr këto dy argumente, atëherë nuk është që çkado që thotë z. Murati nuk e marr seriozisht, sepse mendoj se ky është një prej atyre njerëzve që është duke e fundosur Albin Kurtin dhe politikat e tij. Ka me qenë vendimtar që z. Kurti ka me u fundos politikisht për shkak të këtij njeri dhe disa të tjerëve përreth tij”, deklaroi Kajtazi në Rubikon të Klan Kosova.