Akil Gjakova e ka përfunduar garën e tij në finalen e madhe të Evropianit të Hapur të Xhudos që po mbahet në Prishtinë.
Akil Gjakova arriti ta mposht xhudistin, Manuel Lombardos në kategorinë deri në 75 kilogramë.
Gjakova nuk u dorëzua në finale dhe arriti ta merr të artën.
Pas kësaj fitore të madhe, medalisti i artë i Kosovës tha se të fitosh në shtëpi është mrekulli dhe se nuk e ka pasur kurrë një ditë më të mirë se sa kjo në xhudo.
“Nuk kam pasur kurrë një ditë më të mirë në xhudo. Të fitosh në shtëpi është e mrekullueshme. Fansat, familja dhe miqtë më kanë dhënë forcë. Mendoj se kjo është arsyeja pse luftimet ishin relativisht të lehta për mua!”, ka thënë Gjakova për Unionin Evropian të Xhudos.
“Mendoj se isha edhe më i mirë se kur fitova titullin e Kampionatit Evropian në 2021. Mundja e Heydarov më jep shumë besim, veçanërisht duke shkuar në Lojërat Olimpike 2024 në Paris”.
Si ka ndërmend të përdorë bonusin e fitores prej 55 mijë eurosh?
“Është koha ideale për të falënderuar të gjithë njerëzit të cilëve ua kam borxh këtë sukses dhe do të lë pak mënjanë për të kursyer. Dhe ne do të argëtohemi gjithashtu”, tha Gjakova.
Kujtojmë se Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe Dardan Cena kanë arritur të fitojnë medaljet e bronzta në këtë kompeticion.