Videoja më e re virale, Glauk Konjufca në vitin 2011 ishte pro shkëmbimit të territoreve

Numri dy i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, i cili tash mban pozitën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, në një debat në RTK në maj të vitit 2011 kishte folur edhe për çështjen e shkëmbimit të territoreve dhe bashkimit kombëtar.

Konjfuca kishte sqaruar pozicionin e Lëvizjes Vetëvendosje për këto dy çështje duke u shprehur pro bashkimit kombëtar dhe për shkëmbim të territoreve.

Sipas Konjufcës, shkuarja drejt një zgjidhje të tillë do të mundësonte hapjen me Luginën e Preshevës dhe do të rezultonte me rregullim të të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në atë pjesë.

Ai thoshte se bashkimi kombëtar kalon nëpër sovranitetin e Kosovës. Ndërkohë potenconte se Zveçani dhe Zubin Potoku janë komuna të Sllobodan Millosheviqit dhe se një padrejtësi e tillë duhet të korrigjohet, meq siç potenconte Konjufca atë kohë, Kosova nuk mund të implementojë vendime të Sllobodan Millosheviqit.

“Sa i përket z.Avni Klinkau për shkëmbim territoresh. Duhet me e sqarua ndoshta edhe këtë pikë Lëvizja Vetëvendosje, sepse në mendojmë që shkuarja drejt asaj pune ku natyrisht hapet edhe Lugina e Preshevës dhe rregullohen të drejtat e shqiptarëve atje. Pra çështja e bashkimit kombëtar, i bjen nëpër sovranitetin e Kosovës, qanej është udha. Pa u bë Kosova sovrane nuk mund të ndodhë as kjo. Ne e shohim këtë si kurorëzim të sovranitetit të Kosovës. Pastaj, ne mendojmë që kjo puna e tri komunave të veriut është problematike. Pse? Se Zvecani është komunë e Millosheviqit. Zvecani dhe Zubin Potoku janë komuna të Millosheviqit të vitit 1991, kjo padrejtësi duhet të korrektohet, sepse ne nuk mund të implementojmë vendime të Sllobodan Millosheviqit”, kishte deklaruar Konjufca në RTK.

Video e marrë nga kanali zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje në Youtube.