Janë bërë afro dy muaj që kur ka nisur edicioni i dytë i Big Brother VIP Kosova.
Konkurrentët tashmë janë familjarizuar me njëri-tjetrin, gjersa këtë periudhë kanë ndodhur gjëra e debate të shumta.
Ata shpesh gjykohen edhe për disa veprime, të cilat i bëjnë edhe pavetëdije, pa ndonjë arsye specifike.
Blerando së fundmi ka qenë në dhomën e ndenjes më Albën, duke e pastruar atë.
Në një moment, ai shihet duke bërë një gjest të pahijshëm, pasi me fshesë e ngacmon në të pasme.