Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka blerë banesë në Norvegji në vlerë prej 400 mijë eurove.
Kjo përgjigje erdhi si vazhdimësi e debatit të Haradinajt dhe Kurtit në Kuvend, ku ky i fundit tha se Haradinaj ka blerë tokë në vlerë rreth 3 euro arin.
“Une e kom ble vetëm pjesën e Gllogjanit, që ka qenë e familjeve tona, dhe e katunit tim. Në atë kohë e kom ble në bazë të ligjeve të Kosovës me çmimin e atëhershëm, se djerrinë është, krejt kodër, tokë e dorës së dytë apo tretë, ai ka qenë çmimi atëherë.
Turp është me marrë rrogën në Kosovë e me shku me ble banesë në Norvegji o vëlla, e mos me mendu me jetu këtu. Unë e nderoj vendin tem, traditën tem, historinë tem.