Blero është rikthyer në qendër të vëmendjes që kur u bë pjesë e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova.
Ai deri më tani është treguar i qetë dhe ka nxitur pak debate me banorët e tjetër.
Por, së fundmi, këngëtari ka rrëfyer pak nga jeta e tij teksa po fliste me Blerandon.
Ai i tregoi atij se nëpër çfarë vështirësi kishte kaluar për ta realizuar këngën e tij të parë profesionale.
Blero tha se para se të bëhej këngëtar ka punuar punë të ndryshme për të arritur të realizonte ëndrrat e tij.
“Videon e parë që e kam bërë tamam profesionale me Memlin, pata hequr shumë, krejt shoqërinë e kam thirr krejt gjërat i kam organizuar vetë, nuk kisha pare, punoja në fabrikë ditë e natë për me i bo 1000 euro në atë kohë, kam punuar 6-7 muaj në fabrikën e kerreve ‘Volvo’, nuk e harroj kurrë, të gjitha paratë e rrogës i leja anash, nuk ishte e lehtë, kam pastruar enë, kam punuar në fabrikë, në restorant, për t’i ndjekur ëndrrat e mia, pa punuar dhe pa e dashur shumë është e pamundur me e mbërri”, është shprehur mes tjerash Blero.
Ndërkohë, kujtojmë që Blero po vazhdon të komentohet edhe për jetën e tij private, ai prej kohësh ka konfirmuar se është në një lidhje dashurie me një vajzë shqiptare që jeton në Gjermani.
Edhe në rrugëtimin e tij në BBVK, Blero disa herë ka folur për partneren e tij, por pa e zbuluar identitetin e saj. /Telegrafi/