“Si do të jetë puna jam me Ledrin”,flet Ermal Fejzullahu për ndarjen e çiftit

Ndarja e mundshme e Sarës dhe Ledrit ka sjellë shumë zhurmë në showbiz-in shqiptar. Së fundmi Ermal Fejzullahu i ftuar në emisionin “E Diell” ka shprehur se nuk e di nëse çifti janë ndarë ose jo por si do që të ishte situata ai do mbante anën e Ledrit. Ermali u shpreh se do i vinte shumë keq nëse kjo do të kishte ndodhur sidomos kur mes tyre është një fëmijë.

“Jemi të premten bashkë në një koncert dhe do e pyes. Gjithsesi unë kam shok Ledrin dhe do mbaj anën e Ledrit. Gruaja ime e ka shoqe Sarën dhe ajo do mbajë anën e saj. Unë uroj që të mos ndahet askush, sidomos ata që kanë fëmijë.

Për gjëra të vogla nuk është mirë për t’i dhënë fund një martese, sidomos kur kanë një fëmijë. Kështu që sido që të jetë, edhe nëse janë ndarë, uroj të bëhen bashkë. Sido që të jetë uroj që të jenë të lumtur.” u shpreh artisti

/5pyetjet.al