Parada e 28 Nëntorit në Tiranë, Rama zbulon detaje: Ide e të rinjve të diasporës, mbledh shqiptarët nga të gjitha anët

Për herë të parë do të mbahet në Tiranë “Parada e shqiptarëve”. Aktiviteti zhvillohet më 28 Nëntor në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, dhe mikpret shqiptarët për të festuar 111 vjetorin e Pavarësisë.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në rrjetin social Facebook, përmes të cilës tregon se si do të organizohet parada, ndërsa shprehet se është një ide e propozuar nga një grup të rinjsh në diasporë.

“Një ide e ardhur nga një grup të rinjsh në diasporë, do të mbledhë shqiptarët nga të katër anët në një paradë të vetme më 28 nëntor Nëse moti do të ndihmojë pak, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nis në mesditë”, shkruan Rama.

Në këtë paradë do të marrin pjesë 125 bashki nga trojet shqiptare, përfshirë arbëreshët e Italisë. Parada e kthyer në traditë në Neë York, pas Tiranës parashikohet të shkojë në Prishtinë, Shkup e Ulqin.

/abcnews.al