Monika: I’a lash amanet Bleros të fitojë nëse eliminohem unë, është më i fortë se Buci e Ganiu (VIDEO)

Konkurrentët e nominuar të javës derisa kanë shijuar darkën e shtruar posaçërisht për ta, njëkohësisht, i janë përgjigjur edhe pyetjeve anonime.

“Si mund t’i thuash një kundërshtari fitoje lojën?”, ka qenë një nga pyetjet drejtuar Monikës.

Monika i ka lënë këtë amanet Bleros, sepse tha se “ashtu e ka ndjerë”.

“Për mua Blero është më i fortë se Ganiu e Buci”, ka thënë Monika, derisa përgjigja e saj ka nxitur tensione.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.