Aureli dhe Gabriela u përballën sërish me tone të ashpra në studion e Për’Puthen, pas sherrit të fundit, ku Aureli deklaroi se nuk do të dilte më në takim me Gabrielën.
Në këtë puntatë, Aureli ishte në një takim me Danielën, takim i cili nuk shkoi mirë, pasi kjo e fundit zgjodhi të largohet teksa Aureli po kryente procesin e mbjelljes së flokëve, në klinikë.
Albina shprehu se nuk i pëlqen “ta pozicionojë” në vend të dytë, ndërsa nuk e përjashtoi mundësinë që do të dalin në një takim tjetër së bashku. Të njëjtën gjë e pranoi edhe Aureli.
Në këtë moment Gabriela ndërhyu, duke i thënë se ajo e la në takim vetëm, si mund të dalë prap me atë, ndërsa ai i përgjigjet me ironi “vdiqe moj vdiqe”. Dyshja përballen për t’u sqaruar.
Gabriela: Të jetë hera e parë dhe e fundit që më drejtohesh në atë mënyrë si herën e fundit. Gruaja jote s’jam, e dashura jote s’jam.
Aureli: Nuk ke për të qenë ndonjëherë e dashura ime, s’të dua për dashnore kam ardhur për t’u martuar këtu.
Aureli u shpjegua se reagimi i tij ishte i tillë pasi ka interes për të dhe është i sinqertë në ndjenjat e tij. “Më vrave o Gabriela. Unë kontrollohem nga ndjenjat. Jam i lumtur që erdha në këtë emision, që të njoha ty, sepse më ringjalle emocione që si kisha përjetuar për shumë kohë”, tha ai.
Gabriela nga ana tjetër tregoi se zgjedhja që bëri këtë javë, për të mos dalë në takim me djemtë e tjerë, ishte për të. Të pyetur se a do të pajtoheshin, dyshja fillimisht hezituan të përgjigjen, ndërsa Aureli tha se është “shumë e vështirë të pajtohemi”.