Ekrem Franca, militanti i flaktë i Ramiz Lladrovcit, e ka fituar një pozitë pune në komunën e Drenasit, zbulon portali rajoni.org.
Vendimi për punësimin e tij është marrë dje [v.j. 13 tetor 2023 ] nga Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, dikaster ky që merret me konkurset publike në Drenas.
Ekremi do të jetë Specialist i Shkëncave Shoqërore, pozitë nga e cila do të rregulloj punët administrative në mënyrë efikase në këtë sektor, do të bëjë klasifikimin dhe identifikimin e grupeve specifike Rinore dhe realizimin e programeve që iu nevojiten atyre, do të formoj klube dhe asociacione rinore në teritorin e Komunës së Drenasit dhe do të përgadit plan-programet vjetore të sektorit.
Njeriu i afërt më Partinë Demokratike të Kosovës është zgjedhur më i miri, duke grumbulluar 78 pikë, zbulon dokumenti të cilin e ka siguruar rajoni.org.