Ortopedi Enver Beqiri para pak ditësh është emëruar zëvendësues i drejtorit në Spitalin e Përgjithshëm “Dr.Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë.
Lajmin për rajonin e ka konfirmuar Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK).
“Bazuar në kompetencat ligjore në fuqi, drejtori i përgjithshëm i ShSKUK, zëvendësues të drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë, ka caktuar Dr.Enver Beqiri, i cili ka shërbyer si specialist i Ortopedisë tek Reparti i Ortopedisë, po në këtë spital”, është thënë në përgjigjen e ShSKUK për AP.
Mirëpo drejtori i ri nuk është krejt pa ‘krah’.
Edhe pse para pak ditësh është zgjedhur zëvendësues i drejtorit në Spitalin e Përgjithshëm “Dr.Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, Enver Beqiri përveç si ortoped, në qytetin e Mitrovicës ai njihet edhe për afërsi me njerëz të politikes e veçohet për afërsin me deputetin Hisen Berisha.