A do jetë Broja pjesë e skuadrës shqiptare për Euro 2024? Përgjigjet Silvinjo

Në emisionin “Opinion”, trajneri i Kombëtares, Silvinjo ka vlerësuar skuadrën për shkuarjen në Euro 2024.

Silvinjo foli edhe për Armando Brojën. Ai tha se Broja dhe shumë të tjerë do të jenë pjesë e skuadrës që do të na përfaqësojë në Euro 2024, por thotë se futbollisti ka pësuar një incident të vështirë, ndaj dhe i duhen 2-3 muaj qetësi.

Silvinjo: Ne kemi konsumuar shumë energji me Moldavinë dhe kur menduam se fituam dhe nuk ishte e thjeshtë. Festuam shumë. Koka e futbollistit… Jemi qenie njerëzore. Ju e keni parë festën që u organizua.

Blendi Fevziu: Mungonte një gol…

Silvinjo: Nuk mungonte asgjë. Për ta mbyllur mund ta kishim bërë, por nuk është e thjeshtë të menaxhosh kokën e futbollistit. Ne ishim aty në “count doën”… 1-0, mbaron, mbaron. Mos të harrojmë se kjo është hera e dytë që shkojmë në Europian. Unë kam fjetur 2-3 orë. Kemi bërë një garë të fortë, por kemi dhënë shumë.

Blendi Fevziu: Formacionin e ndryshuar në ndeshjen me Ishujt Faroe, a ke bërë për t’i dhënë mundësi lojtarëve të rinj?

Silvinjo: Ne kemi 2 gara, në Mars dhe 1 garë, ndoshta 2, para se të shkojmë në Evropian. Për një Kombëtare nuk ka kohë. Çdo 15 minuta për lojtar vlen një jetë.

Blendi Fevziu: Ky do të jetë grupi që do të jetë në Evropian?

SIlvinjo: Grupi është ky, 80 apo 90 për qind… Ka edhe disa muaj, duhet të presim.

Blendi Fevziu: Po Armando Broja, a do të jetë pjesë e skuadrës?

Silvinjo: Broja dhe shumë të tjerë, Kombëtarja është e hapur për ato. Është lojtar i veçantë, ka pësuar incident të fortë. Ai duhet të ketë 2-3 muaj të qetë që të rifutet në lojë.

Blendi Fevziu: A keni folur me të, a është ai gati për të ju bashkuar skuadrës?

Silvinjo: Sigurisht, jam shumë i sigurtë. /Opinion