“Është proces absolutisht i rremë”, thotë Kryrtari i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq, në lidhje me Asociacionin e Komunave të banuara me shumicë serbe, teksa akuzon Brukselin për “burokratë” dhe “njerëz të pamencur” që nuk kanë “kurrëfarë perspektive lokale” nga banorët e veriut.
Jabllanoviq është i sigurt se “serbët e duan Asociacionin” por jo siç është tashmë, të cilin Asociacionin e cilëson si të pavlerë; teksa shton se “serbët duan një lloj autonomie, pavarësi në disa çështje”.