Mbrëmë ishte një Prime me të vërtetë i tensionur nga debatet e shkaktuara prej banorëve.
Banorët tashmë i kanë krijuar miqësitë e tyre, por edhe rivalitetet gjithashtu.
Gjatë spektaklit, një përplasje e ashpër u zhvillua mes Bleros dhe Bucit, pasi ky i dyti ndërpren Bleron teksa po fliste, me akuzat që nuk e kishte shpëtuar Edonën gjatë nominimeve.
“Jam tu folë unë tash. Që tri orë je tu folë palidhje, krejt shqiptaria ka pa shembull palidhje, shembull idiot, patetik, pa kurrfarë kulture.” – shprehet Blero me agresivitet.
Ndërsa Buci kritikon Bleron vazhdimisht që nuk e kishte shpëtuar Edonën, pasi Blero i referohej asaj si motër, e me sa duket edhe Edona ishte e prekur nga kjo gjë.
“Marre më vjen që të sheh çika jem” – reagon Blero.
“Ma nin fort për çikën tane” – i përgjigjet Buci.