Zvicra dhe Kosova ndanë pikët sonte në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro 2024”.
Ndeshja e zhvilluar sonte në “St. Jakob-Park” përfundoi me rezultatin 1:1, shkruan Gazeta Express.
Ky rezultat e dërgon Zvicrën në Evropianin e vitit të ardhshëm, kurse Kosovën e eliminoi edhe matematikisht.
Tifozët shqiptarë, që ishin të shumtë sonte në shkallët e stadiumit, shfaqen një mesazh edhe për Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin, dy futbollistët nga Kosova, që mbrojnë ngjyrat e Zvicrës.
“Gjakun e vendit tuaj s’e harruat kurrë, Kosova nuk ju harron e ka për çka m’u mburrë”, thuhet në banerin që e shpalosen tifozët.