Zyrtarja e lartë e PDK-së, Vlora Çitaku, ka bërë të ditur se po qëndron në Zvicër. Ajo ka thënë se PDK po fuqizohet në mërgatë, teksa ka treguar se bashkë me Ragip Xhakën dhe deputetët Blerta Deliu e Isak Shabani kanë pasur një takim me bashkëatdhetarë në Cyrih.
“PDK po rritet e po fuqizohet në mërgatë.
Bashkë me Kryetarin e degës së PDK-së në Zvicër z.Ragip Xhaka dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës Blerta Deliu dhe Isak Shabani, patëm një takim të ngrohtë me bashkatdhetarët tanë në Cyrih.
Bashkë”, ka shkruar Çitaku./Express/