Arifi shpërthen ndaj Shkëlzen Gashit: Qysh ke fytyrë me thënë s’ka korrupsion?

Analisti Shkëlzen Gashi ka vazhduar të përplaset me Bilall Sherifin e Nismës dhe Avni Arifin e AAK-së.

Analisti Gashi i tha Sherifit se ish-partitë në pushtet po kanë dëshirë me vjedhë kryeministri Kurti që me thënë “edhe ky është si na”.

“Po keni qejf edhe me vjedh (Albin Kurti), që me thanë edhe ky është si na… Raporti i Progresit 100 herë ka qenë më i keq në kohën e juaj, edhe ky raport është i keq”, tha Gashi në Pressing në T7, transmeton Express.

Këtu ndëhyri, zyrtari i AAK-së Avni Arifi duke thënë se “ raport më të keq Kosova nuk ka pasur që nga shpallja e pavarësisë”.

Pjesa nga përplasja Gashi-Arifi:

Arifi: “Qysh ki fytyrë me thanë s’ka korrupsion”?

Gashi: “Nuk thashë unë s’ka korrupsion, nuk thash unë…

Arifi: Kqyri more raportet, është shumë e pandershme qysh po manipuloni e po rreni. E ka pranu njeri Zajednicën …Po leni këto rrena.

Gashi: Jo s’e ka pranu (Zajednicën).

Arifi: Nëse s’e bon ky ka me bo tjetri…

Më pas Avni Arifi tha “më shumë po beson Xeni në Albinin sesa Albini në vet-veten”.