Dyshimet për kurdisje të tenderit – bëhet shkaku kryesor së nxënësit në Drenas po mërdhihen pa ngrohje

Rajoni gjatë ditës ka raportuar për shkollën “Zenel Hajdini” në Terstenik, ku edhe pas renovimit që ka kushtuar rreth gjysmë milion euro, ngrohejt vazhdojnë të jenë jashtëfunksionit.

E hiç me mirë së Terstenik nuk është as në shkollat tjera të Drenasit. 

“Fëmijët më janë sëmurë për shkak të ftohtit”, kështu tha një prind i fshatit Baicë të Drenasit për insajderi, pasi që në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët ‘Migjeni’ të kësaj Komune, nuk janë duke u lëshuar nxemjet për ngrohje, që kur ka filluar ulja e temperaturave këtë vit.

Në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët ‘Migjeni’ në fshatin Baicë të Komunës së Drenasit, janë duke u përballur me mungesë të ngrohjes, duke ndikuar tek nxënësit që e zhvillojnë mësimin në këtë shkollë.

Prindi A.B, nga ky fshat tregoi se tre fëmijë i ka në këtë shkollë, dhe dy prej tyre kanë probleme shëndetësore si shkak i ftohtit gjatë orarit të mësimit në shkollë.

“Tash e sa ditë fëmijët nxënësit duke përfshi edhe parashkollorët nuk kanë fare nxemje dmth mësimi është duke vazhduar pa kurrfarë ngrohjesh. Une si prind kam tre nxënës në këtë shkollë ku dy prej tyre më janë sëmurë për shkak të ftohtit”, ka deklaruar ai.

Insajderi ka kontaktuar me drejtorin e shkollës ‘Migjeni’ në Baicë të Drenasit, Misin Lekun, i cili tha se nxemjet me dru në shkollë i kanë kthyer me pelet. Prandaj sipas tij arsyeja e mos ngrohjes në shkollë është se ende nuk janë furnizuar me pelet.

“Shkolla e jonë ka përfituar nga fondi për efiqencë dhe tani kalldaja e shkollës është kthyer nga nxemja me dru në nxemje me pelet.

Tutje Leku tha se shpreson se gjatë javës tjetër të furnizohen me pelet.

Ne kemi dru për ngrohje po tani nuk na hyn në përdorim deri sa vjen peleti e që besoj dhe shpresoj në javën që vjen do të furnizohemi me pelet”, tha drejtori i SHFMU ‘Migjeni’ në Baicë.

Dyshime për kurdisje të tenderit për furnizim me pelet dhe dru; me vlerë mbi 1 milion euro

Me datën 26 tetor ka skaduar afati për dorëzimin e ofertave në një tender të hapur nga Komuna e Drenasit për furnizimin me lëndë djegese – pelet dhe dru për nevojat e institucioneve komunale. Në të njëjtën ditë është pezulluar edhe procesi tenderues, shkruan portali rajoni.org.

Komuna e Drenasit e ka pezulluar hapjen e ofertave të tenderit për shkak të një ankese që për këtë lëndë është parashtruar në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP).

Në OSHP-në, e njohur ndryshe si Gjykata e Tenderëve, për të dytën herë janë ngritur dyshime se tenderi i parashikuar në vlerë prej 1,008,000.00 euro është me kritere diskriminuese [Kurdisura].

Në ankesën e parashtruar pranë OSHP-së, “Wood Company”, një kompani private me bazë në Prishtinë, ka paraqitur ankesa mbi dyshimet për diskriminim në tender.

“1. Deshmite lëshuar nga autoriteti pyjor komunal te komunës se Drenasit dhe nga komuna e selis se regjistrimit të OE qe kundër subjektit përkatës nuk ka te ngritur ndonjë procedure për dëme pyjore. 2. Vertetim – dëshmi nga autoriteti pyjore komunal te komunës se Drenasit dhe nga komunae selis se regjistrimit te OE ge kundër subjektit përkatës nuk ka te ngritur ndonjë procedure për dëme pyjore”, thuhet në njëren nga pikat e pretendimeve të ngritura nga ankuesi në OSHP e që sipas të njejtit  këto kërkesa janë në kundërshtim me nenin 65 të LPP-së.

Se a ka dyshime se tenderi i është përgaditur një kompanie nga Drenasi, ditëve në vijim mbeten që gjërat të marrin epilog.

Vlen të permendet se ditë me parë kanë zbarkuar krimet ekonomike me qëllim të hetimeve mbi dyshimet për zhvatje dhe keqperdorim të kontratave dhe tendereve në Drenas./Rajoni.org/