Janë bërë rreth tre vite që kur frekuentuesit e rrugës “Bajram Kiqina” në Çikatovë të Re të Drenasit e kishin marrë një njoftim të nënshkruar nga drejtori i infrastruktures, Endrit Gllareva, që së shpejti do të intervenohej në rrëgullimin e saj, shkruan portali rajoni.org.
Edhe pse tani kanë kaluar afer tre vite nga ky njoftim; kjo rruge vazhdon të mbetët e njejtë; kurse banorët e lagjes Desku dhe Deliu – vazhdojnë që ta pësojnë.
Banori Besian Desku i thotë portalit rajoni së premtimin e njëtë sikursë të Endrit Gllareve e ka dhënë gjatë fushatës zgjedhore edhe Ramiz Lladrovci.
“ Kur kanë qenë zgjedhjet, Endriti ka ardhë së paku 3 herë ka kërku vota edhe ne si lagje e kemi votu, edhe Ramiz Lladrovci u ardhë me na thënë se ka me ndreq rrugën; si lagje e kemi votu – po u mashtruam sepse mandantin e parë ka punuar shumë, kurse këtë dytin kurrgjo hiq”, thotë Besiani për rajonin.