Në spektaklin e fundit të Big Brother VIP Kosova 2, Monika Salihu, ka shpalosur një histori të dhimbshme për banorët e publikun.
Ajo tregoi për vështirësitë që ka hasur në fëmijëri, problemet e babait si sportist e po ashtu edhe për sëmundjen e vëllait.
Pikërisht këto kanë bërë që të marrë disa vendime në jetë e gjithashtu të rikthehet te feja islame.
Këngëtarja shqiptare ka zbuluar se falet pesë herë në ditë, derisa zbuloi edhe arsyet që e afruan atë me religjionin islam.“Asgjë në jetë nuk e marrë me vështirësi më, e kam mbështetur kokën te Zoti dhe asgjë nuk është problem për mua”, u shpreh ajo.Artistja tutje theksoi: “Nuk luftoj për asgjë, nuk e kam gajle. Unë e di se çfarë është jeta, unë më së miri ia di vlerat jetës se edhe jam fëmija i parë dhe të gjitha këto përgjegjësi në supet e mia”.Monika mes lotësh thotë se ka përjetuar shumë në jetë, gjë që e kanë bërë këtë që është sot.