Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi tha se nuk i kujtohet emri i deputetes së LVV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni.
Të dyja janë anëtare të Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme, por nuk kanë marrëdhënie të mira.
Kryeziu-Hyseni, e cila është kryetare e Komisionit, e pati quajtur deputete të vogël Musliu-Shoshin, e cila në Frontal në T7 tha se nuk e di se “me çka i matë ajo deputetët”.
“Nuk e di njësinë matëse të deputetes. Me çka i matë deputetët sa janë të mëdhenj dhe sa janë të vegjël”, tha ajo. “Shumë pak mbajmë mbledhje, sa që edhe emrin me ia mbajtë në mend është problem”.
Musliu-Shoshi tha se deputetja e LVV-së do të duhej “të tregojë një fuqi brenda përbrenda partisë së saj”. Tha se “kjo flet për vogëlsinë e saj”.