Këtë të diel, në emisionin Kojshia Show, ishte i ftuar Drilon Gashi, për të diskutuar për temën “Feja islame dhe shqiptaria”.
Gashi, në këtë emision, duke komentuar “Lëvizjen anti-islame”, tregoi një ngjarje nga një bisedë me një mërgimtar. Hoxha tregon se e kishte pyetur mërgimtarin “çka nëse djali i yt bëhet mysliman?”. Ai i ishte përgjigjur se do e kishte vrarë djalin e tij nëse do të ishte bërë mysliman.