Një ekip shkencëtarësh dhe projektuesish u bashkuan së fundmi për të krijuar një mjet që do t’u tregonte australianëve dhe botës se si pritet të jetë klima në vitin 2050 dhe bënë në një zbulim befasues.
“Në 30 vjet, dimri mund të mos ekzistojë më,” tha studiuesi Geoff Hinchliffe në një njoftim për shtyp, duke zbuluar edhe një mënyrë tjetër e tjetërsimit të klimës është gati të ndryshojë drastikisht jetën në Tokë.
Ekipi, i përbërë nga projektues të Shkollës së Artit dhe Dizajnit të Universitetit Kombëtar të Australisë (ANU) dhe Instituti i Ndryshimeve Klimatike i ANU, mbështetet në të dhënat e Byrosë së Meteorologjisë dhe Informacionit Shkencor.
Sapo i hartoi të dhënat, ekipi i ANU-së kërkoi një mënyrë për ta bërë publike në një mënyrë sa më të veçantë para publikut këtë zbulim.
Dhe meteorologët menduan se mënyra për ta bërë edhe më tërheqëse për publikun ishte përmes vendosjes në një imazh të vetëm të gjitha informacioneve ndër vite dhe në mënyrë që çdo person të identifikonte zonën e tij.