Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje mbajti një fjalim në kongresin e Partisë Socialiste Evropiane (PES), në të cilën organizatë u anëtarësua edhe LVV-ja.
Në fjalën e tij, Kurti përmendi sulmin në Banjskë, u tregoi të pranishmeve për qeverisjen e tij me Kosovën e disa tema të tjera.
Në fund, në disa raste Kurti foli në gjuhën spanjishte, duke e lavdëruar qytetin e Malagës, ndërsa në fjalin e fundit i përshëndeti me një faleminderit në spanjishte, pra “muchas gracias”, transmeton Nacionale.
Pjesa, ku Kurti i flet disa fjalë në gjuhë spanjishte, fillon prej minutës 7:50 e tutje.