Mediumi zviceran swissinfo.ch (SwI) përmes një artikulli të gjatë ka treguar në detaje historinë e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Zvicrës.
I kushton rëndësi të veçantë rrugëtimit të Kosovës drejt pavarësisë, si dhe kontributit të emigrantëve kosovarë në Zvicër e perëndim në çlirimin e Kosovës, përcjell portali rtv21.tv
Gjithashtu flitet edhe për integrimin e shqiptarëve të Kosovës në Zvicër nga vitet e 60-ta e deri më tani, duke përmendur se fillimisht kosovarët ishin pre e racizmit, kurse aktualisht kanë një rol kyç në politikën, sportin e kulturën zvicerane.
Në vitet 1990, padukshmërisë së kosovarëve i erdhi fundi – ata u bënë pjesë e retorikës politike dhe u përfol se ishin shpërndarës droge dhe thika. Imazhi zviceran i diasporës kosovare është përmirësuar gjatë 20 viteve të fundit: pa lojtarë kosovarë si Xherdan Shaqiri apo Granit Xhaka, ekipi kombëtar i futbollit të Zvicrës vështirë se do t’i kalonte raundet preliminare dhe të gjitha partitë politike tani po përpiqen të përqafoj kosovarët e natyralizuar.
Sipas shifrave të vitit 2021 nga Enti Federal i Statistikave, 285,000 njerëz në Zvicër flasin shqip në shtëpi. Shumica e tyre vijnë nga Kosova. Në të kundërt, nuk është e pazakontë të dëgjosh gjermanishten zvicerane në Prishtinë gjatë verës, kur “Schatzis”, siç quhen kosovarët gjermanishtfolës nga diaspora, vizitojnë shtëpinë e tyre të dytë. /21Media