Kryeministri Albin Kurti, sot në konferencën për media ka folur për mundësinë e liberalizimit të vizave gjatë këtij viti. Ai ka thënë se Kosova i ka plotësuar moti kushtet e vendosura nga Komisioni Evropian për liberalizimin e vizave.
Ai ka thënv se një nga problemet pse nuk ka ndodhur heqja e vizave ka qenë edhe imazhi i shtetit të Kosovës, për çka tha se me ardhjen e qeverisë së tij ka ndryshuar për të mire edhe kjo.
“Nuk mund të flas me data kur do të liberalizohen vizat, sepse nuk është çështje e jona. Ne po i bëjmë më së miri detyrat e shtëpisë që janë edhe detyra evropiane”, tha Kurti shkruan Reporteri.net. “Nuk mund të flas në emër të tyre, as para zgjedhjeve, as kur jam kryeministër, sepse nuk varet prej neve”, tha Kurti.