Ish kryeministri, Isa Mustafa, ka thënë se pozita dhe opozita pas takimit të fundit me Lajçak, do të duhej ta njoftonin së pari Kuvendin e pastaj opinionin për draft statutin e Asociacionit.
Ish lideri i LDK-së, u shpreh se kjo është një papërgjegjësi e madhe për të gjithë ata që luajnë qorras me popullin për një çështje kaq të rëndësishme.
“Konsideroj se pozita (Kurti, VV, Presidentja, Kryetari i Kuvendit) si dhe opozita (PDK, LDK dhe AAK) pas takimit të fundit me Lajçak do duhej ta njoftonin, së pari Kuvendin e pastaj opinionin për draftstatutin. Është papërgjegjësi e madhe për të gjithë të luajnë qorras me popullin për një çështje kaq të rëndësishme”, tha Mustafa për Gazeta Blic.
Ndryshe, sot ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, tha se draft statuti i Asociacionit është në përputhje me Kushtetutën dhe se Kurti është i gatshëm që ta nënshkruajë në tërësi atë.