Arbenita Ismajli ka habitur jo pak ndjekësit e saj dhe jo vetëm me postimin e fundit që bëri në InstaStory.
Në videon e publikuar, Arbenita ka “thumbuar” papritur banoren e “Big Brother VIP Kosova”, Edona James.
Ajo ka shpërndarë një video të një vajze, të cilën e gjykojnë njerëzit sepse është nënë dhe nuk duhet të bëjë TikTok, por po të njëjtët persona mbeshtesin një vajzë si Edona James.
“Krenaria e shqiptarëve 2023”, shkruhet teksa shfaqet Edona.
Mirëpo si duket nga komentet e shumta që Arbenita mund të ketë marrë, është detyruar ta fshijë postimin.