Reagon pas bastisjeve Mobi Shop – Fita

Inspektorati i Tregut ka kryer bastisje sot brenda mobilshopit “Fita” në Prishtinë.

Për disa orë, inspektorët kanë qëndruar brenda lokalit. Ata kanë dalur me disa pako në duar.

Fita të gjitha këtyre iu përgjigj me një postim në “Instagram”, shkruan Insajderi.

Ai shpërndau një fotografi me mbishkrimin: Më i fortë se koha.

Në media u raportua mbrëmë se mobil shopit, “Fita” i është ndërprerë veprimtaria përkohësisht nga Inspektorati i Ministrisë së Tregtisë, me dyshime për veprimtari ilegale pa licencë.