Zv.Kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka pranuar ‘Raportin e Progresit’, nga ambasadori i BE-së në Kosovë, Thomas Szunyog, e ku më pas në një konferencë të përbashkët kanë folur për të.
Kur jemi tek Marrëveshja e Brukselit, Bislimi potencon se ka kaluar faza e negocimit në Bruksel dhe tash është faza e zbatimit të plotë të Marrëveshjes.
Bislimi në konferencë tha kështu:
“Ne nuk jemi më në fazën e negocimit në Bruksel. Jemi në fazën e zbatimit. Nuk ka më kompromise në negocim, ato kanë përfunduar. Pra, jemi në fazën e zbatimit të marrëveshjeve, ku Kosova insiston që marrëveshjet të zbatohen në plotni dhe në paparakushte dhe pa vonesa.
Dhe për të siguruar që kjo marrëveshja na dërgon tek normalizimi dhe jo eskalimi. Ne kemi parë nënshkrimin e marrëveshjes si rrugën më të mirë për të garantuar z batimin e tyre të plotë. Besoj që në ditët në vijim do të mund t’a shihni në detaje.
Në faqet që merren me dialogun, e shihni që në saktësi të plotë, raporti tregon të gjitha mosimplementimet në marrëveshjen e kaluar. Do të shihni që ajo që kemi thënë në vazhdimësi qëndron, që lista e shkeljeve të kësaj marrëveshje është shumëfish më e madhe se e Kosovës.
Të gjitha marrëveshjet edhe te Kosova edhe te Serbia, do ta shihni që Serbia është ajo që nuk i ka zbatu”, deklaroi Bislimi. /Periskopi/