“Edhe ai e ka tradhtuar gruan e tij”, Vesa plas ‘bombën’ për të vëllain e Mërgimit: “Më ka shkruar edhe mua”

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Vesa ka bërë një deklaratë të fortë gjatë spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova mbrëmjen e djeshme.

Ajo e ka akuzuar vëllain e futbollistit, Mërgim Berisha, se edhe ai e ka tradhtuar gruan e tij. Vesa tregoi më tej se i ka shkruajtur edhe asaj.

“Vëllai i vet normal që fol keq për mua, sepse kam biseda (chat) që më ka shkruar edhe mua, ai është i martuar me tre fëmijë dhe e ka tradhtuar gruan e tij e më ka shkruar edhe mua. Le të flasin çka të dojnë”, ka thënë Vesa mes të tjerash.