Ramadani: Albin Kurti po e bën rrumbullakësimin e Zajednicës, i mbetet vula e kryemashtruesit

Shkodran Ramadani, politolog, ka komentuar zhvillimet rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Sipas Ramadanit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po e bën atë që askush nuk e ka bërë e që është “rrumbullakësimin e Zajednicës”.

“Albin Kurti po e ben ate qe askush ne histori te Kosoves nuk e ka bere: Rrumbullakesimin e Zajednices.

Para se me ardhe Albin Kurti ne pushtet, nderkombetaret nuk kane lype prej tij me nenshkru prape Zajednicen. Sepse kane qene 2 nenshkrime te tilla.”, shkroi ai, ndër të tjera.

Postimi i tij i plotë:

Albin Kurti po e ben ate qe askush ne histori te Kosoves nuk e ka bere: Rrumbullakesimin e Zajednices.

Para se me ardhe Albin Kurti ne pushtet, nderkombetaret nuk kane lype prej tij me nenshkru prape Zajednicen. Sepse kane qene 2 nenshkrime te tilla.

Si kundershtari i vetem i saj, prej tij kane lype vec me i pranu qato marreveshje, ne menyre qe me i hape rruge Zajednices. Edhe ky thjeshte e ka bere ate qe ia kane lype.

Te tjeret e kane qite nje nenshkrim aty, nje nenshkrim ketu, por nuk e ka kompletu kurre askush mozaikun e saj.

Mes tjerash, edhe per shkak te “rezistences” se Vetevendosjes.

Me ardhjen e tij ne pushtet, jo vec qe ka rene “keshtjella e fundit e rezistences”, por edhe eshte hapur shtegu me i sigurt drejt Zajednices, me Albin Kurtin si bodyguardin kryesor te saj.

Ate qe te tjeret e kane bere copa-copa, ky i ka bere bashke ne nje vend dhe e ka kurorezu. Prej tij kane lype vec me rrumbullakesu kete pune dhe si nje sherbetor kokulur, e ka bere saktesisht ate qe ia kane kerkuar shefat.

Bashke me kete, ai merr persiper te gjitha mekatet e paraardhesve te tij dhe distancohet nga “kauzat” e tij te deridjeshme.

Atij i mbetet vec vula e Kryemashtruesit dhe tash e tutje edhe “epiteti” i Atit Themeltar te Zajednices.