Valon Syla: Albini ka krijuar viktima për Asociacionin, u kallë edhe Parlamenti

Valon Syla, gazetar, ka folur për draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Të martën, Gazeta Express ka publikuar draftin që Edi Rama ia ka prezantuar Bashkimit Evropian.

Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se “Kurti ka shkaktuar viktima duke e kundërshtuar Asociacionint”, madje ka shtuar se “Kurti e ka djegur parlamentin”.

Ai thotë se Asocicioni është si rrjedhojë e Planit të Ahtisarit dhe projektit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

‘”Asociacioni derivon nga Plani i Ahtisarit dhe shpallja e pavarësisë së Kosovës, dhe komplet plani i pavarësisë së Kosovës. Politikanët që kanë luajtur me populizëm do ta paguajnë në të ardhmen”, ka thënë ai.

”Albini ka kriju edhe viktima për mos me implementu, u kall edhe Parlamenti edhe ajo i mbeti elektorati”, ka deklaruar Syla. /Gazeta Express