Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media folur për rritjen e çmimit të naftës gjatë ditëve të fundit në Kosovë.
Kurti ka thënë se heqja e akcizës nuk i ndihmon qytetarëve, por rrit fitimet e tregtarëve duke marrë këtu shembull rastin e Gjermanisë.
“Rasti i Gjermanisë ka treguar se heqja e akcizës nuk i ndihmon qytetarëve por rrit fitimin e tregtarëve.
Të gjitha këto janë në fokus të qeverisë dhe fillimisht do ta marrim një udhëzim administrativ që është përpiluar dhe do të bëjnë çfarë dimë e mundemi të mbrojmë konsumatorët, nuk besoj që duke hequr akcizën e Tvsh-së nuk mund ta gjejmë rrugën e duhur përpara”, u shpreh Kurti në një konferencë për media.
Në disa pika në karburanteve një litër naftë dje është shitur për 1 euro e 90 cent.
Kujtojmë që ditë më parë Shoqata e Naftëtarëve ka dalë me një ultimatum ndaj Qeverisës së Kosovës, pasi kjo e fundit paralajmëroi ndërhyrje në rregullimin e çmimit që ka pësuar rritje ekstreme ditëve të fundit.
Fadil Berjani u ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti dhe ministrave ulje të akcizës dhe TVSH-së për produktet e naftës.
Ai ka paralajmëruar edhe mbyllje të pompave të derivateve në gjithë vendin, nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.