Në Pressing në T7 sonte po diskutohet Drafti i kryeministrit Edi Rama për Asociacionin, në këtë debat pati përplasje mes dy analistëve Dukagjin Gorani e Sadri Ramabaja.
Teksa po diskutohej për Asociacionin, Gorani i tha Ramabajes që “tash po e pranoni Zajednicën”, e Ramabaja ia ktheu se Gorani ka dëshirë “me u kthy te shkëmbimi i territoreve”.
Pjesë nga debati mes tyre:
Gorani: Qysh tash Zajednica kalon a?
Ramabaja: Kush po të thotë që është Zajednicë Dug, veç pse po ki qejf a? Ti ke dëshirë që të kalojmë te shkëmbimi i territoreve, si alibi për të krijuar një përplasje të re të logjikës politike të kaluar.
Gorani: Nuk është Zajednicë, është krahinë autonome.
Ramabaja: As krahinë autonome nuk është.
Gorani: Sadri unë po të them, unë kam të drejtë me mëndu kështu.
Ramabaja: Unë e kam projektu pak më poshtë…
Gorani: Po pajtohesh me këtë statut?
Këtu, Ramabaja filloi ta jepte një sqarim, ndërsa Gorani i tha: Ta pafsha hajrin mas 10 vjete që na keni shitë mend, sonte apët po më shet mend..
Ramabaja: Unë e di që ti do të na kthesh të shkëmbimi i territoreve.