Të dielën më 27 maj do të përsëritet votimi në vendvotimin numër 6 në Tërrnoc të Bujanocit.
Sipas kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafi, tha në Edicionin Special në Klan Kosova se Serbia po e bën këtët që Shaip Kamberit, t’i pamundësohet që të bëhet deputet.
“Duhet theksuar se tashmë në Serbi është harruar procesi zgjedhor. Nga mbi 10 mijë vendvotime ka mbetur vetëm vendvotimi në Tërrnoc, i cili është tendencioz. Serbia po përdorë të gjitha mekanizmat shtetëror për ta pamundësuar që z.Kamberi të jetë deputet me të drejtë” – tha Mustafi.
Mustafi theksoi se Kamberi mund të arrijë që të bëhet deputet.
“Procesi i mohuar i 28 prillit, i përsëritjes së votimit në radhë të parë ishin të gatshëm të japin votën dhe të mbështesin z.Kamberi, për të qenë deputet ngaqë nga numri i votave që ai i ka marrë atij i duhen diku 640 vota e herën e kaluar ishin mbi 700 vota që votuan në këtë vendvotim dhe e mundësuan që të ketë një zë” – theksoi Mustafi.